Clicky

Pa dyshim që Tajo është vendi i vetëm ku procesi i aplikimit të kredisë kryhet shpejt dhe saktë. Ne ju garantojmë klientëve tanë përgjigjen e kredisë brenda vetë 30 Minutave. Tek ne duhet ti kaloni vetëm pesë hapa deri në marrjen e të hollave.

1. Plotësojeni aplikacionin për kredi online

Ndjehuni të sigurt dhe të qetë gjatë mbushjes së aplikacionit, jepni shumën e dëshiruar të kredisë, dhe ngarkoni dokumentet e nevojshme gjatë aplikimit, që procesi të mund të kryhet më shpejtë.

2. Aplikimi juaj në proces

Nëse keni plotësuar të gjitha fushat e kërkuara në aplikacionin e kredisë, atëherë ne do të procesojmë(përcjellim) menjëherë kërkesën në Bankën më të mirë.

3. Përgjigjen e kredisë

Gjithsesi ju do të merrni përgjigje nga ne brenda 30 Minutave, dhe nëse ju plotësoni kushtet për marrjen e kredisë atëherë ne do t'ua dërgojmë një formular me postë për plotësim dhe nënshkrim.

4. Pagesa e të hollave

Duke e pasur parasysh faktin që në Zvicër duhet ndjekur procedurat ligjore, atëherë duhet të pritni 14 ditë deri në marrjen e të hollave.

5. Si kryhet pagesa

Pasi që të kalojë koha e pritjes prej shatë ditësh, atëherë ju mund t'i merrni të hollat në njërën nga filialat më të afërta të bankës, ose pagesa kryhet direkt në llogarinë tuaj bankare që posedoni.